Janë bërë muaj që në vendin tonë ka një numër të vogël të rasteve të infektimit me koronavirus.
Marrë parasysh gjendjen e tanishme me Covid-19, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që për festat e fundvititt të ketë heqje të orës policore si dhe të maskave në ambient të hapur.
Lirim të masave në kohë feste po kërkon edhe Shoqata e Turizmit Malor përcjell rtv21.
“Kjo fushë është shumë e ndjeshme dhe janë festat e fundvitit dhe janë pushimet e fëmijëve dhe qeveria s’i ka nda gjëra siç duhet. Marrim shembull, hoteleria ka dy vjet që është e diskriminuar”, kanë thënë nga kjo shoqatë.
Në Asosacionin e Komunave të Kosovës kanë thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për rritjen e numrit të vaksinuarve, ndërsa ju kanë bërë thirrje edhe bashkëatdhetarëve të bëjnë një gjë të tillë.
Një ditë më parë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër Covid-19, të cilat hasën në kundërshtimin e bizneseve.