Fjalë Kyçe

Kjo është shuma e parave të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës për 11 muaj

Kjo është shuma e parave të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës për 11 muaj

Mbi 213 mijë euro janë konfiskuar nga Policia e Kosovës për 11 muaj.

Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga PK, teksa njoftojnë që konfiskimi është bërë nga muaji janar deri në nëntor 2021.

Saktësisht, PK gjatë kësaj periudhe kohore ka konfiskuar 213,074.7 euro.

Brenda kësaj kohe, janë konfiskuar edhe 13,700 lekë.

Po ashtu, Policia njofton se janë konfiskuar edhe 7,050 para të tjera.

Këto të holla janë konfiskuar për arsye të ndryshme./Indeksonline/