Fjalë Kyçe

Pse u vendos që mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Pse u vendos që mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Nga shoqëria civile thonë që pasurinë do të duhej ta deklaronin vetëm ata që kanë pozita menaxheriale.

Kohë më parë Ministria e Drejtësisë kishte vendosur për konsultim publik një projektligj.

Ky kishte të bënte me deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.

Për qëllimet e këtij ligji, do të obligoheshin zyrtarët publikë, në mesin e të cilëve edhe mjekët e profesorët e universiteteve publike, të deklaronin pasurinë.

Për këtë çështje, gjatë së premtes Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj.

Ndonëse ishte vënë në konsultim publik, rekomandimet e shoqërisë civile nuk janë marrë parasysh.

Sipas Albana Hasanit nga Lëvizja FOL, ky vendim mund të ketë efekte negative.

Për këtë çështje, ndonëse nuk e kundërshtojnë, ngriten disa çështje nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Këta thonë që në këtë vendim, janë përfshirë vetëm mjekët e licencuar.

Sejdiu thotë që kishin dërguar dy komente në lidhje me këtë çështje.

Pasurinë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, do të duhet ta deklarojnë edhe profesorët e universiteteve publike.

E profesori universitar Blerim Rexha, e ka mirëpritur një vendim të tillë.

Sipas tij, praktikë të ngjashme kanë edhe vendet e tjera dhe kjo ndikon në transparencën e zyrtarëve publikë.

Pos shtimit të mjekëve dhe profesorëve universitarë në kategorinë për deklarim të pasurisë, lista, mund të plotësohet edhe me kategori të tjera përcjell express.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.