Megjithëse burimet thanë se Vladislav Struzkehnkov shihej vetëm nga anët e tij “pozitive”, ai ishte ankuar në parë për probleme me murgeshat e shkollës së tij fetare ortodokse.
Një djalë adoleshent hodhi veten në erë në ish-shkollën e tij në shenjë proteste ndaj abuzimeve që kishte vuajtur aty.
18 vjeçari Vladislav Struzkehnkov shpërtheu dje mjetin e artizanal në shkollën Vvedenskiy Vladychniy në Serpukhov, Rusi.
Mediat thanë se ai kishte me vete gjithashtu armë të ftohta.
Mediat vendase thonin në kanalet e tyre në rrjetin Telegram se adoleshenti ishte ankuar më parë për “bullizim nga murgeshat” të cilat drejtojnë stabilimentin, edhe pse disa raportime thonin se ai kërkonte të lëndonte edhe nxënës.
I dyshuari raportohet se motivohej nga urrejtja për mësuesit dhe murgeshat.
Në lidhje me materialet shpërthyese, babai i viktimës Andrey Struzhenkov, 41 vjeç, tha se besonte se i biri po blinte fishekzjarre për vitin e ri.
Shpërthimi i bombës së tij artizanale i shkatërroi njërën këmbë por autoritetet nuk lejuan fillimisht trajtimin e tij prej frikës së të tjera mjeteve eksplozive.
Ai humbi jetën nga “humbja e gjakut”, tha me tej policia vendase, përcjell tch.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, tha se viktima kishte tentuar të shpërthente bombën gjatë lutjeve të mëngjesit por nuk kishte arritur të hynte kështu që e shpërtheu jashtë saj.
Një nga dëshmitarët në shkollë tha: “Fëmijët po vraponin me këmbë zbathur, shkonin të fshiheshin të salla e ngrënies”.
Të paktën shtatë njerëz u lënduan, duke përfshirë dhe dëshmitarin 15-vjeçar.
Mësuesi i fizkulturës Filip Savostin, i cili e njihte nxënësin prej vitit 2018, tha për mediat vendase se e kishte parë viktimat “vetëm nga ana e tij pozitive”, dhe se nuk kishte pasur kurrë probleme me të.
Hetimet mbi rastin vazhdojnë.