Stacionet e dy nga tri linjat e metrosë në Athinë janë evakuuar dhe mbyllur, pas një telefonate anonime për vënie të bombës.
“Të gjitha stacionet në linjat dy dhe tre janë evakuuar dhe mbyllur me urdhër të policisë, madje është mbyllur edhe qendra e kontrollit”, ka njoftuar kompania që menaxhon me metronë, transmeton Telegrafi.
Kjo masë preventive është ndërmarr pas një telefonate anonime, me të cilën pretendohej se ishte vënë në stacionin e metrosë Sintagma mjete shpërthyese, sikurse edhe në stacionin Monastiraki në afërsi të qendrës turistike Plaka.
Ekipet e deminimit të policisë greke dhe qentë për nuhatje janë dërguar për kontroll të detajuar nëpër stacione.
Në anën tjetër kompania që menaxhon me metronë në Athinë, ka njoftuar se disa orë më vonë pritet të rikthehet qarkullimi në linjat e lartpërmendura.