Fjalë Kyçe

“Qe pse diasporën nuk u dashtë me lanë me votu në Kosovë”, mërgimtari në Suedi hap derën që të dalë i nxehti

“Qe pse diasporën nuk u dashtë me lanë me votu në Kosovë”, mërgimtari në Suedi hap derën që të dalë i nxehti

Nijazi Hasani, nga fshati Zhegër i Gjilanit, i cili jeton dhe vepron në Suedi, është shprehur i shqetësuar për krizën energjetike që e ka kapluar Kosovën.

Ai ka shkruar se mërgimtarët nuk është dashur të lejohen që të votojnë për zgjedhje në Kosovë.

“Qe pse diasporën nuk u kanë dashtë hiq me lanë me votu në zgjedhjet në Kosovë. Sepse unë po e çeli derën prej nxehtit, a juve që po jetoni n’Kosovë, po ju mungon nxemja”, tha ai.

Madje, sipas tij, bashkatdhetarët që kanë votuar duhet që të solidarizohen me ata që jetojnë në Kosovë, të cilët po “ngrihen” nga i ftohti.

“Krejt ju që jetoni në Diasporë edhe që e keni votu Albin Kurtin, tash e keni me borxh me i hap dyert e dritaret, plus me ndalë rrymën elektrike si shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës, të cilët po narthin si pasojë e mosngrohjes dhe mungesës së energjisë”, shtoi ai për Sinjalin.

“Pom vjen inati prej Diasporës. Këtu i kanë gjitha të mirat e vijnë votojnë atje e ndikojnë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit. Albin ka fitu falë diasporës. Tash ku janë diaspora? Për vehte i kanë punët mirë, por ata që jetojnë nëpër banesa, e presin me u ngrohë me radiator? Shumica nga ta janë pleq, që jetojnë me 90 euro pensione, gjynah”, tha ai.