Fjalë Kyçe

Dy vdekje në Deçan: Njëri digjet në shtëpinë e tij e tjetri goditet nga lisi (VIDEO)

Dy vdekje në Deçan: Njëri digjet në shtëpinë e tij e tjetri goditet nga lisi (VIDEO)

Sot në Deçan kanë ndodhur dy vdekje në rrethana të pazakonshme.

Një 40 vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij të fjetjes, pasi që dhoma e tij ishte kapluar nga zjarri. Trupi i tij u gjet në orën 06:00 të mëngjesit.

Rasti tjetër i vdekjes ndodhi në orët e pasdites, ku një qytetar dyshohet se vdiq pasi një dru ra mbi kokën e tij.

Mjeku kujdestar tha se personi që u godit nga lisi kishte plagë të hapura në kokë dhe gjakderdhje të madhe.

https://youtu.be/HmSz539Lup0