Një burrë është rrahur për vdekje në Indi, pasi tentoi të pengon besimtarët që të kryejnë një rit fetar që po transmetohej drejtpërdrejtë në televizion.
Burri i paidentifikuar kërceu rrethojën mbrojtëse dhe u fut në një hapësirë, që hindusët e konsiderojnë të shenjtë.
Kamerat e sigurisë brenda tempullit kanë kapur momentin kur burri i veshur me të kaltër, kap një shpatë dhe tenton t’i pengojë besimtarët.
Megjithatë ata u treguan më të shkathët duke e kapur nga pas dhe tërhequr zvarrë – e disa prej tyre e grushtonin e shqelmonin, përcjell telegrafi.
Në një video tjetër ai shihet i ulur para besimtarëve, kurse pamjet që Daily Mail nuk i ka publikuar qëllimshëm, pretendohet se e shfaqin të ndjerin me duar të lidhura duke u grushtuar e shqelmuar deri në vdekje.
Në anën tjetër, policia në Indi ka bërë të ditur se po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim që të mbledh sa më shumë informata që çojnë në kryesit e veprës penale.