Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ai ka marrë 62 vota, kurse kundërkandidati i tij, Visar Krasniqi, ka marrë dy vota.
Mandati i drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit është pesë vjet.