Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident i rëndë rrugor në pjesën jugperëndimore të Iranit.
Agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, tha se aksidenti ndodhi, kur një kamion goditi një minibus që po bartte punëtorë nëpër një rrugë që i lidh qytetet Khorramshahr dhe Ahvaz në provincën Khuzestan.
Mediet vendëse raportuan se në spitalet e afërta janë dërguar mes pesë e 15 personave, shkruan Free Europe.
Në rrugët e Iranit ndodhin rregullisht aksidente zinxhirore. 14 persona, përfshirë tetë fëmijë, vdiqën në një aksident rrugor në mars.
Irani është në mesin e shteteve me gjendjen më të keqe të sigurisë së trafikut në botë, me rreth 17.000 viktima në vit. Faji për shifrën e madhe të të vdekurve në aksidente rrugore u lihet mosrespektimit të ligjeve të trafikut dhe automjeteve të pasigurta, përcjell express.
Sipas shifrave të publikuara nga policia, më shumë se 8.200 persona kanë vdekur në aksidente rrugore vetëm në shtatë muajt e parë të vitit iranian.