Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, prej tyre, 9 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 28 me post COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 1 pacient.