Një person është gjetur pa shenja jete sot në bodrumin e banesës ku banonte.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Klinës.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haxhi Bajraktarin nga fshati Gremnik.
Burimet njoftojnë se Bajraktari dyshohet që ka kryer vetëvrasje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se nuk ka detaje tjera përveç asaj që një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.