Fjalë Kyçe

FBI arreston gruan ‘e çmendur’ që qëlloi me shuplakë pasagjerin e avionit për maskën

FBI arreston gruan ‘e çmendur’ që qëlloi me shuplakë pasagjerin e avionit për maskën

Një grua e dalë jashtë kontrolli është arrestuar nga FBI për një seri abuzimesh verbale e më pas edhe sulm fizik ndaj një pasagjeri që udhëtonte në një avion me të, nga Tampa drejt Atlanta në SHBA.

Gruaja jashtë kontrolli e cila më pas u identifikua si Patricia Cornwall — u arrestua pas incidentit të pazakontë në bordin e fluturimit 2790, tha policia e Atlanta .

Ajo akuzohet për shkaktim të trazirave gjatë fluturimit në avion, që sollën plagosje mes paragjerëve të linjave  Delta,” shkruante më tej policia.

Ne nje video në rrjetet sociale gruaja shihet duke ofenduar një pasagjer mashkull me të cilin shkëmben fjalë të nervozuara.

“Vendose atë dreq maske!” i ulëret gruaja burrit, por edhe vetë maska e saj është nën mjekër.

“Ulu moj ti Karen!” ia kthen pasagjeri gruas, duke përdorur emrin tallës me të cilin zakonisht vihen në lojë “femrat pak inteligjente”.

“Vëre ti maskën k***ë!” ia kthen ai.

Më pas gruaja e qëllon burrin më të vjetër me shuplakë i cili i thotë, “Do shkosh në burg!”

Anëtarët e ekuipazhit përpiqen ta mbajnë gruan duke e shoqëruar në anën e pasme të avionit, por e cila vijojn të thërrasë: “Ti maskara, copë m…”

Dikush në avion thotë se gruaj ishte çmendur dhe “qëlloi burrin në fytyrë dhe e pështyu, madje hodhi ujë të nxehtë në këmbën time.”

Rrjeti  TMZ, shkruante se zonja Cornwall u tërbua sepse burri nuk mbante maskë kur ishte duke ngrënë ose duke pirë.

Kur avioni u ul në aeroportin Hartsfield-Jackson në Atlanta rreth orës 6:10 asdite, policia u takua me pasagjerët dhe punonjësit për të përshkruar incidentin, përcjell tch.

Bazuar në provat e deklaratat, oficerët ndaluan zonjën  Cornwall dhe kontaktuan FBI.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat ishin akuzat që do të ngrihen ndaj saj.