Fjalë Kyçe

Republika Çeke dhe Sllovenia raportojnë shpërthim të gripit të shpendëve

Republika Çeke dhe Sllovenia raportojnë shpërthim të gripit të shpendëve

Republika Çeke ka filluar asgjësimin e 80 mijë pulave pasi vendi raportoi një shpërthim të gripit të shpendëve të llojit H5N1 në një fermë shpendësh në Libotenice javën e kaluar.

Nga 188 mijë zogj nga ferma, që ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Pragës, më shumë se gjysma ngordhën gjatë festës së Krishtlindjes. Më pas edhe 8 mijë zogj të tjerë ngordhën më 27 dhjetor.

Veterinerët vlerësojnë se ata do të heqin pjesën tjetër të shpendëve dhe do të shkatërrojnë rreth një milion vezë deri të mërkurën.

Sipas Administratës Shtetërore të Veterinarisë, kjo është një nga shpërthimet më të mëdha të gripit të shpendëve në historinë e vendit, përcjell euronews.al

Nëntipi H5N1 i sëmundjes, potencialisht i transmetueshëm te njerëzit, u konfirmua në fermë më 23 dhjetor.

Që nga shenjat e para të gripit të shpendëve, vezët kanë mbetur në fermë dhe asnjë nuk ka dalë në treg.

Dhoma Agrare e Republikës Çeke vlerëson dëmin në rreth 802 mijë euro.