Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, në Posushje të Bosnjë dhe Hercegovinës është raportuar se në një autoambulancë ndodhen dy persona nga ky rajon me lëndime trupore të marra në një përleshje.
Sipas medieve boshnjake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për N. P. (31) dhe T. B. (24), dhe përleshja ka ndodhur në një sallon dasmash.
Menjëherë pas pranimit të lajmit, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme në kompetencë të tyre.
“Punët operative konstatuan se pjesëmarrësi i tretë në përleshje, I. Ć. (43), nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Policët e kanë gjetur në shtëpinë e tij familjare. Nga testimi i alkoolit është konstatuar se ai ishte jo nën ndikimin e alkoolit”.
Gjithashtu u konstatua se N. P. (31) dhe T. B. (24), pas ndihmës mjekësore të ofruar në Qendrën Shëndetësore të Posushje – për shkak të lëndimeve – janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Mostar.
Siç është bërë e ditur më tej, dasma është ndërprerë pasi rreth orës tre ka ndodhur një përleshje në të cilën kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa pjesëmarrësi i tretë në konflikt ka kaluar pa lëndime.
Ndërkohë janë publikuar disa imazhe nga që thuhet se tregojnë skenat e përgjakshme nga salloni i dasmave – që duken si skena nga një film horror.