Strafi i aeroportit të Mauritius ka gjetur një foshnje të porsalindur të seksit mashkull të braktisur në një kosh mbeturinash të tualitet të një avioni.
Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e cila dyshohet të ketë kryer lindjen gjatë fluturimit, është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në 1 janar të këtij viti, ndërsa foshnja e braktisur u gjet pas një kontrolli rutinë të stafit të mirëmbajtjes, të cilët konstatuan shenja gjaku në letrat higjenike të hedhura në tualet, ndërsa pas kontrolleve të detajuara, gjetën edhe foshnjën.
Pas marrjes në pyetje të të gjithë pasagjerëve, policia dyshoi se personi që kishte kryer lindjen ishte e reja nga Madagaskari, e cila në fillim e ka mohuar këtë gjë, por kanë qenë analizat përkatëse që vërtetuan dyshimet e hetuesve se ishte pikërisht ajo që kishte kryer lindjen në avion, përcjell dosja.al.Ajo është dërguar në komisariat për marrjen e mëtejshme në pyetje, ndërsa foshnja ndodhet në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.