22 persona kanë vdekur në Pakistan, pasi të njëjtit nuk arritën t’i mbijetojnë temperaturave të ftohta në qytetin malor, Murre.
Në mesin e viktimave janë 10 fëmijë, 10 burra e 2 gra, njofton Klan Kosova.
Gjatë së shtunës atje u bllokuan mijëra makina, pas reshjeve të dendura të borës.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Sheik Rasheed Ahmed, ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht për zhbllokimin e rrugëve.
Murre është një vendpushim dimëror që vizitohet nga mbi një milion turistë çdo vit.