Ish-zëvendësdrejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, prof. Selvete Hoxha-Krasniqi është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës, përmes rrjetit social Facebook.
“Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot me datë 11.01.2022 ndërroi jetë ma e dashura jonë, Prof. Dr. Selvete Hoxha Krasniqi. Në këtë dhembje të madhe ngushëllimin e gjejmë në kujtimet e bukura dhe dashurinë e pafund që e ka sjellë në jetërat tona. Varrimi bëhet të enjten në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë e pamja nuk do të mbahet.”
Ngushëllime ka shprehur edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani shkruan sinjali.
“Pikëllim e dhembje për humbjen e madhe të Prof. Dr. Selvete Krasniqi, shoqe e sinqertë, kolege e madhe, profesioniste e humaniste e vërtetë! Lavdi veprës, punës dhe kontributit profesional e njerëzor! Ngushëllime Familjes e kolegëve!”, ka shkruar Ramadani.