Fjalë Kyçe

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Vushtrri

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Vushtrri

Në orët e pasdites së sotme, polica në Vushtrri, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata.

“Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari L. T., (23), shtetas kosovar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për tetë raste të veprave penale vjedhje pylli.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.