Fjalë Kyçe

Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/Reagon Kisha: E papranueshme dhe fyese

Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/Reagon Kisha: E papranueshme dhe fyese

Kisha Katolike në Romë dënoi fuqishëm si fyese dhe të papranueshm procesin e një funerali jashtë një kishe në kryeqytetin italian, në të cilin arkivoli ishte i veshur me një flamur nazist.

Sipas Euronews, fotot dhe videot e skenës jashtë kishës së Shën Lucias pas ceremonisë mortore të së hënës u bënë pubike. Aty tregoheshin rreth dy duzina njerëz të mbledhur jashtë kishës teksa doli arkivoli i mbështjellë me svastika, duke thirrur “Prezente!” me krahun e djathtë të shtrirë në përshëndetjen fashiste.

Në një deklaratë të martën, Vikariati i Romës dënoi ashpër skenën dhe theksoi se as famullitari, as prifti që kremtoi funeralin, nuk e dinin se çfarë do të ndodhte jashtë pas përfundimit të meshës funerale.

Ai e quajti flamurin nazist të zbukuruar me svastika “një simbol i tmerrshëm i papajtueshëm me krishterimin”.

“Ky shfrytëzim ideologjik dhe i dhunshëm, veçanërisht pas një akti adhurimi pranë një vendi të shenjtë, mbetet serioz, fyes dhe i papranueshëm për komunitetin kishtar të Romës dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në qytetin tonë,” tha ai.

Nëpërmjet një deklarate,famullitari Reverend Alessandro Zenobbi, e distancoi veten dhe kishën nga çdo fjalë, gjest dhe simbol i përdorur jashtë kishës, të cilat i atribuohen ideologjive ekstremiste larg mesazhit të Ungjillit të Krishtit përcjell dosja.al. Papa Françesku është teknikisht peshkopi i Romës, por ai ia delegon menaxhimin e përditshëm të dioqezës famullitarit të tij, kardinalit Angelo De Donatis.