Fjalë Kyçe

Vozit traktorin me 165 kilometra në orë, thyen rekordin botëror Guinness

Vozit traktorin me 165 kilometra në orë, thyen rekordin botëror Guinness

Një mekanik britanik i kamionëve ka vendosur rekordin e ri botëror për ngasjen e një traktori JCP me 1000 kuaj fuqi me shpejtësi 165 kilometra në orë.

Guy Martin, një prezantues televiziv dhe ngasës motoçiklete, u shfaq në Elvington Airfield, pranë York-ut në Britaninë e Madhe, për të bërë thyer një rekord të ri botëror, transmeton Gazeta Alo.

Rekordi i mëparshëm prej 132 km/h, ishte regjistruar nga Stigu, sukses të cilin e arriit në vitin 2018.

Një ekip i inxhinierëve të kompanisë JCB kishte punuar për projektin e fshehtë për disa muaj për të siguruar që çdo gjë të shkojë mirë për këtë rekord të ri.

Martin i tha gazetës Sun se kjo ishte një ditë e madhe me JCB-në në Elvington, punë e duhur me disa inxhinierë të duhur.

Ky nuk është rekordi i parë Guinness për Martinin. Ai mban edhe tre të tjerë nën rripin e tij.

Në janar të vitit 2014 ai fitoi me shpejtësinë më të madhe në një slitë bore me 135 km/h, dhe në tetor të atij viti ai triumfoi me shpejtësinë më të madhe në një sajë të mbyllur me 137 kilometra në orë.

Në mars 2016 ai theu rekordin tjetër Guinness duke preku shpejtësinë më të lartë të arritur ndonjëherë gjatë vozitjes në murin e pjerrët i njohur si ‘muri i vdekjes’ me 125 kilometra në orë.

‘Muri i vdekjes’ është një rreth druri ku shoferët e motoçikletave rrotullohen me shpejtësi të atillë saqë ata janë në gjendje të vozisin horizontalisht me tokën.

Kryetari i kompanisë JCB, Lord Bamford tha: “Ky është sukses i inxhinierisë britanike e cila me të vërtetë tregon aftësitë dhe novacionin që kemi në ekipin tonë inxhinierik. Ata kanë bërë një punë vërtet fantastike.’

Një tjetër rekord i ri botëror u arrit nga shoferja e makinave shtëpiake Jess Hawkins kur arriti të kap shpejtësinë nga nga 0-100 milje në orë për vetëm 6.29 sekonda me një motor për prerjen e barit të modifikuar Honda.

Mesatarja e fillimit të shpejtësisë së kësaj makine zakonisht është 10 kilometra në orë. /Gazeta Alo/