Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se referendumi për ndryshime kushtetuese ka kaluar.
Sipas tij, 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “po” ndryshimeve, ndërsa 39.52 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese, shkruan N1, trasnmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se qendrat e votimit për referendum janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses.