Një polic i vjetër në Florida, SHBA po hetohet nga autoritetet pasi u regjistrua në kamera duke kapur kërcënueshëm nga fyti kolegen e tij femër e cila po e largonte nga i dyshuari që sapo kishin plagosur.
Rreshteri i policisë së qytezës Sunrise, Christopher Pullease, 46 vjeç, akuzohet se sulmoi oficeren femër 28-vjeçare, që nuk është emëruar, jashtë një dyqani në fund të vitit, raporton rrjeti WSVN .
Ngjarja zhvillohej kur Pullease dhe disa policë të tjerë arrestuan burrin për sulm ndaj personit, pasi kishte goditur disa nejrëz në dyqan.
Por kamerat trupore të oficerëve që u publikuan vetmë kësaj jave, tregonin oficerin që shkonte drejt të dyshuarit teksa të tjerë policë po tentonin ta fusnin në makinë.
Pullease ishte afruar te makina dhe kishte nxjerrrë sprajin djegës duke ia drejtuar të arrestuarit teksa fliste me të.
Por policja femër vrapoi drejt tij dhe e tërhoqi nga rripi i mesit larg të dyshuarit, tregonin pamjet e kamerave trupore.
Pullease u tërbua nga veprimi i koleges dhe e kapi atë nga gryka duke e mbajtur pas një makine policie.
Shefi i policisë së Sunrise, Anthony Rosa e përshkruante sjelljen e Pullease “të neveritshme.”
Autoritetet publikuan pamje video pa audio dhe refuzonin të tregonin ato që Pullease i thoshte koleges së tij teksa e mbante nga gryka, transmeton tch.
Rosa tha se Pullease kishte përkeqësuar atë që duhet të ishte një situatë e qetë me të dyshuarin.
Ai ngriti lart policen femër për ndërhyrjen, e cila punonte me departamentin prej dy vjet e gjysmë.
“Jam krenar për këtë oficere e cila bëri një veprim të vendosur, megjithse është relativisht e re dhe oficeri tjetër është më i vjetër në shërbim”.
Hetimet vazhdojnë.