Fjalë Kyçe

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon ndihmën e një mjeku izraelit

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon ndihmën e një mjeku izraelit

Të tjera lajme kanë nisur të qarkullojnë lidhur me shëndetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kohët e fundit presidenti ka marrë këshilla mjekësore nga një mjek izraelit, sipas faqes së internetit Ynet. Mjeku në fjalë është profesor Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv. Shapira këshillon liderët botërorë për çështjet dhe trajtimet mjekësore.

Lëvizja e presidentit turk ka ndezur sërish zëra për shëndetin e tij dhe se mund të ketë probleme me zemrën, megjithatë nuk ka asnjë informacion zyrtar për të mbështetur këtë spekulim.

Thashethemet për shëndetin e Erdoganit shpërthejnë nga imazhet që dalin herë pas here, që tregojnë se ai ka vështirësi edhe të ecë. Megjithatë, Presidenca ka mohuar informacionin dhe është përpjekur të bindë se Erdogani është i shëndetshëm. g.v/abcnews.al