Fjalë Kyçe

Ëndërronte të bëhej ushtar: 5 vjeçari me kancer ndërroi jetë, dhjetëra ushtarë erdhën në varrimin e tij

Ëndërronte të bëhej ushtar: 5 vjeçari me kancer ndërroi jetë, dhjetëra ushtarë erdhën në varrimin e tij

River Nimmo e kishte ëndërr që një ditë të bëhej pjesë e Ushtrisë. 5-vjeçari nga Arkansasi i SHBA-së, që vdiq javën e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, kurrë nuk e pati shansin të ishte ushtar.

Por kjo nuk i ndaloi ushtarët e Ushtrisë Amerikane që të vinin në funeralin e vogëlushit, duke e nderuar atë bashkë me shumë kolonelë.

Dashuria e madhe që vogëlushi kishte për ushtrinë fitoi zemrat e shumë burrave dhe grave në uniformë të shtetit, shkruan CNN.