Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave.
Këtë e bëri të ditur edhe vet kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhje.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se lidhur me këtë projketligj, tashmë do të vendoset zyra doganore e Kosovës në zonën e Durrësit dhe Porto Romano.
Sipas tij kjo marrëveshje ishte nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.