Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte në një miting gjatë ditës së djeshme, ku u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.
Ndërkohë që Erdogani po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain nga burgu.
“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.
dakikalardır bu videoyu izliyorum. o çocuğun ağzından çıkanlar öğretilmiş bir ezber. belli ki bu kinle büyüyecek. ama daha korkunç olan hepsinin yüzlerindeki mutluluk. gözlerindeki ışıltı.olandan zerre rahatsız değiller. her şeyiyle abartısız gerçek bir neotürkiye tablosu. pic.twitter.com/OgZZL5zdXH
— mustafahos (@mustafahos) January 30, 2022
Erdogani bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.
Burgjet janë të tejmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjesëtarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj./ballkanweb