Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka ardhur një lajm i mirë për shqiptarët.
Hoxhaj ka njoftuar se Shqipëria është rritur në nivel ndërkombëtar. Kjo për faktin se bashkë me SHBA-në, Shqipëria do të hartojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së qëndrimin për çështjen e krizës në Ukrainë.
Tutje, Hoxhaj njoftoi se ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes në rajon.
“Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-në do të hartojnë qëndrimin për çështjen e krizës së Ukrainës. Ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj./reporteri