Zënken e filluan në rrjete sociale, por jo gjithcka përfundoi aty.
Dy djem të mitur mosmarrëveshjen që kishin për disa fotografi në “Snapchat” e vazhduan edhe sy më sy, pasditën e së premtes, njofton Klan Kosova.
Ata lanë mësimin dhe u përleshën mes vete në afërsi të shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku njëri nga ta u ther me thikë nga bashkëmoshatari.
Pas plagës që i shkaktoi dorasi, viktima iu nënshtrua tretmanit mjekësor, derisa në emergjencë i riu mezi e pranoi se lëndimet nuk i shkaktoi vetes.
“Pacienti në fillim referon se është lënduar vetë, por pas insistimit nga mjeku kujdestar e pranon se është lënduar nga një person tjetër. Pacienti, pasi i është bërë përpunimi i plagës dhe ka marrë trajtimin e duhur, është liruar në shtëpi”, tha Sefedin Fazliu, shef i shërbimit emergjent në Spitalin e Ferizajt.