Autoritetet në qytetin amerikan të Minneapolis, publikuan sot pamjet tragjike ku oficerët qëllojnë për vdekje një 22-vjeçar afro-amerikan pasi hyjnë në shtëpinë e tij.
I gjithë episodi që prej hyrjes së oficerëve në apartament me çelësin e tyre deri te të shtënat ndaj Locke, zgjati dhjetë sekonda.
I riu u shpall i vdekur në spital.
E përditshmja vendase ‘Star Tribune’ shkruante se emri i Locke nuk përmendej në mandatin e kontrollit të banesës, gjatë të cilit ne video nuk dëgjohet asnjë paralajmërim nga policët.
Avokatët e familjes së të ndjerit thanë se ai zotëronte një “armë zjarri të ligjshme” dhe se nuk kishte precedentë të tjerë penalë.
Në video oficerët shihen që përdorim një çelës për të hapur derën kryesore të apartamentit dhe pasi janë brenda thërrasin: “Policia, kemi mandat kontrolli”, përcjell tch.
Mineapolis është qyteti ku u George Floyd u vra barbarisht gjate arrestimit nga policia në 2020 çka u pasua me indinjatë e protesta massive.