Fjalë Kyçe

Fatkeqësi në Afganistan, vdesin 20 persona nga orteku

Fatkeqësi në Afganistan, vdesin 20 persona nga orteku

Një ortek i madh dëbore u mori jetën 20 personave ditën e hënë në distriktin e Dangamit në lindje të provincës Kunar të Afganistanit. Sipas informacioneve të fundit, nga 20 viktima, ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin trupat e 15 prej tyre.

Ditën e diel, stuhitë e dëborës u shfaqën në distriktin e Dangamit. Raportohet se deri tani rezultojnë të humbur 90 persona.

Nga ana tjetër, thuhet se edhe punonjës të skuadrave të shpëtimit janë bllokuar në zonat e mbuluara nga orteku.

Në harkun kohor të dy javëve, 42 persona humbën jetën dhe 76 të tjerë u plagosën për shkak të ortekëve të mëdhenj që u krijuan në 15 provinca të vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej qytetarëve kanë mbetur në rrugë kryesore, trasnmeton dosja.al.Në fillim të javës së dytë, 28 persona u raportuan të vdekur pasi dy tërmete goditën provincën e Baghdisit, nga ku u shkatërruan 20 shtëpi.