Fjalë Kyçe

“Do hedh qytetin në erë”, një person alarmon Malin e Zi, policia ngrihet në këmbë

“Do hedh qytetin në erë”, një person alarmon Malin e Zi, policia ngrihet në këmbë

Një person ka dhënë alarmin se do të hedhë në erë gjithë qytetin e Tivarit në Mal të Zi. Mediat vendase shkruajnë se personi në fjalë ndodhej në një lokal me emrin “Radio Bar” dhe për një moment u ka thënë punonjësve të barit që do të shpërthente një sasi të madhe eksplozivi për të shkaktuar një katastrofë në vend.

Punonjësit e lokalit kanë lajmëruar menjëherë policinë të cilët janë ngritur në këmbë duke ushtruar kontrolle në të gjithë Tivarin. Kryesisht kontrollet janë fokusuar në port, duke menduar se aty mund të ndodhej lënda plasëse për të cilën paralajëmronte qytetari.

“Punëtorët e portit janë evakuuar, derisa policia të bëjë punën e saj,”- shprehen autoritetet për “Vijesti”.

Personi që dha alarmin ka arritur që të largohet para se në barin ku ndodhej të shkonte policia./dosja.al