Fjalë Kyçe

Kriza me rrymë: Institucionet italiane fikin dritat në objektet qeverisëse

Kriza me rrymë: Institucionet italiane fikin dritat në objektet qeverisëse

Në situatë të vështirë me energjinë elektrike është edhe Italia. Kryetarët e Romës dhe Firencës në veprim të koordinuar të enjten mbrëma, kanë ndalur të gjitha dritat e bashkive dhe muzeve më modestë me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të shmangen faturat e shtrenjta.

Dy qytetet italiane kanë thënë se janë solidarizuar me qytetarët dhe bizneset që po vuajnë nga faturat e larta të energjisë elektrike.

Qytetet kanë deklaruar se ishte e pamjaftueshme ndihma e qeverisë për të përballuar borxhin kolektiv prej 550 milionë eurove në koston vjetore të energjisë prej 1.8 miliardë eurove.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se çmimi i energjisë elektrike është ngritur për 30 për qind, duke shtyrë qytetet që të kursejnë buxhetin ose t’i ndërpresin shërbimet publike.

Kryeministri italian, Mario Draghi, gjatë kësaj jave ka përmendur vendosmërinë e qeverisë për të marrë më shumë masa kundër faturave të larta të energjisë elektrike.

Amvisëritë janë para ngritjes rekorde të çmimit prej 55 për qind, ndërkaq në tre muajt e parë fatura e përdorimit të gazit ishte 42 për qind më shtrenjtë.