Fjalë Kyçe

Ukrainasit mes ankthit, nëna 29-vjeçare: Qëndrova zgjuar gjatë natës

Ukrainasit mes ankthit, nëna 29-vjeçare: Qëndrova zgjuar gjatë natës

A do të tërhiqet Rusia apo jo? Kjo është pyetja që po bëjnë sot shumë ukrainas. Raportet nga inteligjenca amerikane sugjeruan se Moska mund të nisë një sulm brenda natës, por kjo nuk ndodhi.

“Kur djali im më zgjoi rreth orës 03:00, qëndrova në ankth dhe vigjilente për ca kohë duke u përpjekur të dëgjoja diçka gjatë natës”, thotë 29-vjeçarja Maria Shtogryn, nënë e një vogëlushi nga Odesa.

“Kur asgjë nuk ndodhi sonte, u ndjeva e lehtësuar”, shton ajo sipas BBC.

Ukrainasit argumentojnë nëse kërcënimi i pushtimit rus është real në janar, 48% besonin se ishte dhe 39% mendonin të kundërtën.

Por më shumë se gjysma, 56.5% pajtohen se përpjekjet ushtarake dhe diplomatike të Ukrainës për ta parandaluar atë nuk janë të mjaftueshme.