Fjalë Kyçe

Mbi 200 raste të reja dhe 4 vdekje nga Covid-19

Mbi 200 raste të reja dhe 4 vdekje nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19, si dhe janë regjistruar katër raste të vdekjeve, shkruan Gazeta Express.

Kjo si rezultat i testimit të 2.648 qytetarëve.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961.

Njoftimi i plotë:

18 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!