Fëmija nuk ishte as 2 vjeç. Babai i saj një kuzhinier 25-vjeçar. Ata ishin me nënën e saj, Tania, e cila dëshmoi gjithë ngjarjen dhe i pa të zhdukeshin në lumë.
Historia e familjes që udhëtoi drejt një të ardhme më të mirë dhe ndjenja e keqe e gjyshes: “E ndjeva se diçka e keqe mund të ndodhte.”
Valeria ishte 23 muajshe kur ajo dhe babai i saj Oscar u mbytën në Rio Grande.
Aty ishte edhe nëna e saj Tania vetëm 21 vjeçe, e cila nuk arriti dot ti shpëtonte, por mbeti në breg vetëm duke i parë teksa mbyteshin.
Oscar, Tania dhe Valeria dështuan në arritjen e qëllimit të tyre. Pasi udhëtuan 3200 kilometra larg San Salvadorit, ëndrra e tyre amerikane nuk mundi as të fillojë.
Ajo ndaloi në brigjet e Rios në kufirin e Meksiko dhe SHBA, së bashku me trupat e pajetë të babait dhe vajzës.
Trupat me kokë brenda në ujë, ku vajza mbahet në krahët e babait të saj, u fotografuan nga Julia Le Duc dhe bënë xhiron e botës.
Oscar Martinez jetonte në San Martin, fshati i San Salvador. Ai mbante familjen e tij me një piceri. Tani gjithashtu punonte si arkëtare në një supermarket.
Por ishin të lodhur nga varfëria dhe bandat që terrorizuan lagjen e tyre.
Për këtë arsye ata vendosin të largoheshin Amerika Qendrore dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara.
“Kur më tha se donte të largohej i thashë jo,”-rrëfeu nëna e 25-vjeçarit, Rosa për Reuters. “Kisha një ndjenjë të çuditshme, një ndjenjë të keqe. Si një nënë mendova se diçka mund të ndodhte, ai nuk kishte për ta ndjekur ëndrrën e tij amerikane.”
Në 3 prill, pavarësisht lutjeve të nënës së tij, 25-vjeçari vendosi të largohej me gruan dhe vajzën e tij.
“Ai donte të gjente një punë në Shtetet e Bashkuara, të blinte një shtëpi. Kjo ishte ëndrra e tij, për të garantuar një të ardhme të mirë për familjen e tij,”-tha Rose.
Të tre u nisën për në Meksikë dhe prej aty do të arrinin në destinacionin e tyre.
Familja e re, pa viza, nisi udhëtimin e gjatë. Kaluan Guatemalën dhe mbërritën në Meksikë.
Për dy muaj qëndruan në jug, në Tapachula, për të marrë leje migrimi nga autoritetet meksikane. Me dokumentet në xhep Oscar, Tania dhe Valeria, filluan të udhëtojnë 1800 kilometra nga jugu në veri të Meksikës.
Dhe mëngjesin e së dielës familja mori një taksi dhe shkoi drejt zyrës së migrimit në “Puente Nuevo”, një nga katër pikat e hyrjes në Broënsville të Teksasit.
Atje donin të kërkonin azil për Shtetet e Bashkuara, por zyra ishte e mbyllur dhe duhej të prisnin edhe një ditë.
Ishte kohë e gjatë për Oscar, që i irrituar nga vështirësitë e udhëtimit të gjatë vendosi të kalojë lumin me Valeran në krahë. Ndërsa bashkëshortja priste nga ana tjetër e lumit, në pritje që bashkëshorti të kthehej ta merrte.
Por ai nuk u kthye kurrë dhe pritja e Tania për të ardhur bashkëshortin dhe vajza do zgjasë përjetësisht.