Fjalë Kyçe

Hoti shpreh ngushëllime për policin e vrarë, kërkon zbardhjen e rrethanave sa më parë

Hoti shpreh ngushëllime për policin e vrarë, kërkon zbardhjen e rrethanave sa më parë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë, Lirim Haxholli.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kërkuar zbardhjen e rrethanave sa më parë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor Lirim Haxholli dhe kolegët e tij në polici. Ngjarje e rëndë dhe e dhimdshme për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët. Rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen sa më parë.”, ka shkruar ai.