Në Kaliçan të Istogut u mbajt sot kampionati i dytë i Lojës me Kapuça.
Pjesë e këtij organizimi ishin ekipe nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa qëllimi i tij ishte mbrojtja dhe trashëgimi i kësaj loje tek brezat e rinj.
Nuk munguan as pijet, ushqimet tradicionale e vallja me daulle.
Për më të mirët pati edhe mirënjohje e shpërblime ndërsa gara u mbështet nga Komuna e Istogut e Ministria e Kulturës.