SHBA ka forcuar grushtin kundër Rusisë. Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.
Biden shpalli sanksione për borxhin sovran. Kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti. Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkmbëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.
“Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje“, tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë. “Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzojnë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet. Nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi,” thotë Biden. Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.
Biden u shpreh se SHBA do të vazhdojë të “përshkallëzojë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë.
Presidenti Biden shtoi se ka autorizuar lëvizjen shtesë të forcave amerikane për aleatët në Evropën Lindore. Në fjalën e tij, Biden tha se forcat dhe pajisjet të cilat tashmë janë në Evropë do të dërgohen në vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
“Më lejoni të jem i qartë, këto janë lëvizje mbrojtëse nga ana jonë”, tha ai. “Ne nuk kemi ndërmend të luftojmë Rusinë”. Dislokimet, shtoi Biden, kanë për qëllim t’u dërgojnë një mesazh aleatëve të SHBA-së se do të mbrojnë territorin e NATO-s dhe do t’u binden angazhimeve të traktatit.
Biden tha se beson se Putini po krijon “një arsyetim” për të shkuar shumë më tej me planin e tij dhe për të marrë më shumë territor ukrainas me forcë. “Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të Putinit të hënën dhe autorizimit të Dumës për të dërguar trupa në Donbas.
I prerë Biden tha se janë në kontakt me qeverinë gjermane për t’u siguruar sbllokimi i gazsjellësit Nord Stream2. Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të nuk kanë plan që të luftojnë me Rusinë por do të qendrojnë pranë aleatëve ukrainas dhe atyre të NATO-s për t’i mbështetur përballë agresionit rus, përcjell abcnews.
“Kam autorizuar ushtrinë amerikane që të forcojë pozitat në Letoni dhe Lituani”, tha Biden. Më herët, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki vlerësoi vendimin e Gjermanisë për të të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 duke theksuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të shpallen edhe sanksionet e tjera, tashmë nga administrate Biden.