Fjalë Kyçe

“Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës”

“Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës”

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka deklaruar se Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, tha Di Maio në një deklaratë.

“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.