Fjalë Kyçe

E tmerrshme, shpërthen avioni pas uljes emergjente

E tmerrshme, shpërthen avioni pas uljes emergjente

Një aksident tragjik ajror është regjistruar në Siberinë Lindore.

Mediat e huaja raportojnë se 2 anëtarë të ekuipazhit mbetën të vdekur dhe 43 persona të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një avioni Antonov An-24, i linjës ajrore Angara.

Tragjedia në Nizhneangarsk ndodhi pasi avioni u rrëzua në pistë ndërsa po përpiqej të bënte një ulje emergjente. Videot nga vendi i ngjarjes të regjistruara nga dëshmitarët tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngjiteshin në ajër.

“Një nga motorët pësoi defekt kur avioni u ngrit dhe ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroport” , tha për Tass një zëdhënës i republikës ruse të Buryatia, Aleksey Fishev .

“Gjatë uljes, avioni rrëshqiti 100 metra larg pistës dhe u përplas me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, duke shkaktuar zjarr.”

Ekuipazhi ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve nga ferri dhe sakrifikuan jetën e tyre, tha një burim i shërbimeve të emergjencës për Interfax.

“Kapiteni nuk e la avionin deri në momentin e fundit. Ishte e pamundur ta shpëtojë”, shtoi ai.