Moska shpall një tjetër luftë, kësaj radhe ndaj rrjeteve sociale, ndërkohë që beteja për marrjen e Kievit është në fazat e saj më të nxehta.
Fushata ushtarake e Putin duket sikur po ngadalëson nga rezistenca më e fortë sesa pritej nga ushtria ukrainase, por edhe nga popullsia lokale tashmë e armatosur, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.
Por pamjet e shumta amatoriale që dëshmojnë këtë drejtim pothuajse të papritur të luftës, si dhe protestat e shumta kundër luftës në Rusi, po detyron Kremlinin të kufizojë aksesin e mediave sociale.
Të premten, aksesi në Facebook për shtetasit rus u kufizua nga autoritetet e Moskës me arsyen se platforma e njohur, që tashmë përmblidhet në kompaninë Meta, kishte nga ana e saj censuruar lajmet e agjencive shtetërore ruse, si kanali Zvezda i Ministrisë së Mbrojtjes dhe agjencitë e shtypit Ria Novosti si dhe të tjera./A2cnn