Fjalë Kyçe

Paralajmërohen sulme të rënda ajrore brenda pak minutash në Kiev

Paralajmërohen sulme të rënda ajrore brenda pak minutash në Kiev

Në këto momente po pritet që të ndodhë një sulm i rëndë ajror në Kiev, raporton The Guardian duke cituar raportimet e gazetarëve ukrainas në Kiev.

Po ashtu The Kyiv Independent ka rekomanduar qytetarët e Kievit që të shkojnë në strehimoren më të afërt, pasi pritet një sulm i rëndë ajror rus.

“Qytetarët e Kievit duhet të shkojnë në strehimoren më të afërt tani. Pritet një sulm i rëndë ajror”, thuhet në njoftimin e tyre.

Paralajmërimin për këtë sulm ajror e dha edhe gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, ku tha se brenda minutave në Kiev pritet një shpërthim i rëndë ajror rus.

Po ashtu edhe qytetarët ukrainas në rrjetet sociale kanë njoftuar se në Kiev është duke u dëgjuar sirena që paralajmëron sulme ajrore.