Fjalë Kyçe

“Putin nuk zgjodhi popullin rus, por luftën”/ Kancelari gjerman: 100 miliardë euro investime në mbrojtje të Ukrainës

“Putin nuk zgjodhi popullin rus, por luftën”/ Kancelari gjerman: 100 miliardë euro investime në mbrojtje të Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Solz njoftoi krijimin e një fondi prej 100 miliardë euro investime në sektorin e mbrojtjes.

Ai ka theksuar se në këtë situatë të vështirë, Gjermania do të jetë në mbrojtje të Ukrainës.

“Ne duhet të mbështesim Ukrainën në kohën e saj të nevojës”, tha ai pas një takimi të posaçëm të Bundestagut.

Referuar dërgesës së armëve në Ukrainë, kancelari gjerman sqaroi se nuk kishte tjetër alternativë.

“Nuk kishte asnjë përgjigje tjetër të mundshme ndaj agresionit të Putinit”, tha ai, duke iu referuar dërgesës gjermane të armëve në Ukrainë, ndërsa shtoi se Putin zgjodhi luftën dhe jo popullin rus.