Gjeneralmajori ukrainas Borys Kremenetsky ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ush tarë rusë.
“Kemi kapur rreth 200 us htarë rusë, disa prej tyre 19 vjeç, të pa trajnuar fare, të pajisur keq. Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,”tha ai.
Ai gjithashtu tha se ush tarëve u janë lejuar telefonatat me prindërit dhe u është dhënë ushqim dhe ujë.
Kremenetsky shtoi se ai po punon ngushtë me Pentagonin, teksa theksoi se Ukraina ka shumë nevojë për mbështetje us htarake.
“Ekziston një listë e kërkesave thelbësore dhe ne kemi ende nevojë për më shumë aftësi. Mund t’ju siguroj se ato që kemi marrë tashmë janë përdorur në mënyrën e duhur,” tha ai./revistaora