Bashkimi Europian ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm këtë të diel për të gjithë qytetarët e Ukrainës të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës me Rusinë.
Unanimisht, të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rënë dakord të pranojnë refugjatë nga Ukraina, pa u kërkuar atyre që të aplikojnë për azil.
Ata do të kenë të drejtë të qëndrojnë të paktën për 3 vite në shtete e Bashkimit Europian.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë.