Diplomati ukrainas, Olexander Scherba ka publikuar një video ku shihet një fermer ukrainas duke vjedhur me traktor një tank rus.
Video që po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale tregon tankun rus me një “Z” të shkruar anash, simbol që po shihet tek të gjitha automjetet luftarake ruse që kanë pushtuar territorin e Ukrainës.
Autenticiteti i videos nuk dihet.
“Nëse është e vërtetë, ndoshta është tanku i parë i vjedhur ndonjëherë nga një fermer… )). Ukrainasit janë vërtet të vështirë.”, shkruan Scherba, diplomat i cili është shumë i ndjekur në rrjete sociale.
Komentuesit i kanë dërguar video tjera në këtë postim ku shihet se si traktori ka vazhduar të tërheqë tankun edhe në pjesë tjera të territorit.
If true, it’s probably the first tank ever stolen by a farmer… ))
Ukrainians are tough cookies indeed. #StandWithUkraine #russiagohome pic.twitter.com/TY0sigffaM— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) February 27, 2022