Fjalë Kyçe

Nëna e gjakosur e qan me lot shallin rozë të 6-vjeçares e cila u mbyt nga bombardimet e ushtrisë ruse

Nëna e gjakosur e qan me lot shallin rozë të 6-vjeçares e cila u mbyt nga bombardimet e ushtrisë ruse

Lufta e Putinit në Ukrainë shpaloset sot në fotot tronditëse që shfaqin vdekjen e një 6 vjeçareje të pafajshme me pizhame ngjyrë rozë – një nga 16 fëmijët e vrarë sot gjatë pushtimit luftimeve atje.

Fotografi shqetësuese përshkruajnë luftën për të shpëtuar vajzën e vogël të paidentifikuar, e cila u plagos për vdekje kur ushtria ruse bombarduan dje bllokun e apartamenteve ku ajo banonte, në Mariupol, e që po ashtu mishërojnë efektet e tmerrshme të luftës mbi qytetarë civilë, veçanërisht fëmijë, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Gjatë përpjekjes për shpëtim, një mjek, teksa pompon me oksigjen vajzën, iu drejtua fotografit dhe tha “Tregojani Putinit këtë: sytë e këtij fëmije dhe mjekëve që po qajnë”.

Pas goditjes së artilerisë, teksa mjeket po tentonin ende për ta mbajtur në jetë gjashtë vjeçaren, në pjesën e pasme të një auto-ambulanceje, u shkrep një fotografi ku u kap një grua, e cila besohet të jetë nëna e saj, duke shtrënguar dorën e saj të mbuluar me gjak dhe duke mbajtur sandalet e fëmijës, shallin dhe kapelen e saj.

Një grup i mjekëve pastaj morën fëmijën me kujdes, e cila akoma mbante veshur pizhamet e saj ngjyrë rozë, për ta dërguar në spital. Pas përpjekjeve të shumta për shpëtim, fotografia e fundit shfaq po me këtë fëmijë të vdekur dhe e vetme në një repart bosh të spitalit, shkruan Daily Mail, përcjell Reporteri.net

Kjo fotografi e vajzës së vogël 6 vjeçare mund të jetë fotografia simbol e luftës së tmerrshme Rusi-Ukrainë, njëjtë si fotografia e vogëlushit të vogël sirian, Alan Kurdi, i gjendur i shtrirë buzë detit në Turqi në vitin 2015 gjatë emigrimeve masive që po ndodhnin në atë kohë, shkruan e përditshmja britanike.

Kujtojmë se raportohet se më shumë se 500,000 refugjatë po emigrojnë nga Ukraina për në perëndim; disa fëmijë po ndahen nga prindërit e tyre kurse një pjesë tjetër janë dërguar në jetimore.

Nga ana tjetër, Kryetari i Kievit ka shpërndarë fotografinë e një vajze tjetër të vogël, Polina, e cila është raportuar e vrarë nga forcat ruse përderisa ishte në veturë me prindërit e saj. Ajo po e përfundonte shkollën fillore këtë vit.