Serioze, por të qëndrueshme e ka përshkruar ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy situatën në vendin e tij, ndërsa ka folur për BBC. I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, duke përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera, ai tha:
“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por stabile.
“Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kiev mbetet vendi i goditjes kryesore…
“Unë e kuptoj se çdo ditë ne po përgatitemi për çdo skenar. Këtu përfshihet mbrojtja territoriale, forcat e armatosura, Garda Kombëtare, policia kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të ministrisë së mbrojtjes.
“Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur diversantë. Kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev”.