Fjalë Kyçe

Aksident në Devoll, makina përmbyset në anë të rrugës

Aksident në Devoll, makina përmbyset në anë të rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Devoll. Një automjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anë të saj.

Ndërkohë fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.